Saturday, October 16, 2010

Miriam Cani & Alketa - Don't Surrender - Mos u dorezo

mariza ikonomi.



Vendlindja: Tirane
Mosha: 27 Vjeç

Ditelindja: 12 Maj 1983
Shenja e Horoskopit: Demi


Ka perfunduar studimet ne liceun artistik ''Jordan Misja'''. TAni ka filluar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeç. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Françesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi çmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje çmim mjaft i rendesishem. Me pas çmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori çmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri çmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte.Ne Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere' ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget
'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'.

Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua me çmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e di'. Kenga e ketij festivali titullohet 'Tregome' dhe eshte nje kenge e rrymes alternative
Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te kendoje çdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriçoza dhe patatet e skuqura edhe pse eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves

Mariza ikonomi- Ste kam Harruar

Adelina Tahiri - Nuk Jam Penduar

adelina tahiri

16-vjeçarja Adelina Tahiri eshte nga Maqedonia. Ajo ka thënë se është ende e re për t’u dashuruar.
“S’kam dhe as nuk dua të kem të dashur tani për tani, pasi jam shumë e re, vetëm 16 vjeçe”, ka thënë ajo, duke shtuar se kur të Adelina Tahiri: “Jam e re për t’u dashuruar” vijë koha dëshiron të gjejë dikë që do ta kuptojë plotësisht.
Dhe për të pamja e të dashurit të saj nuk do të ketë aq rëndësi nëse është i bukur ose jo, sepse ajo dëshiron që djaloshi i zemrës së saj të jetë mbi të gjitha inteligjent.
Nuk ka rëndësi gjithashtu nëse ai i përket ose jo botës së artit, sepse Adelina do që djaloshi i saj të jetë i kuptueshëm dhe të ketë mbështetjen e tij në rrugën e artit që këngëtarja ka nisur.
Dhe tashmë ajo sapo ka realizuar një këngë tjetër të re me të cilën planifikon të marrë pjesë në një festival në Shqipëri.
“Ëndërr e vjetër” do të jetë kënga e cila do të hyjë në garë në “Top Fest 6”.
Ajo është paraqitur edhe në edicionin e pestë të këtij festivali me këngën “Më trego”.
Por gjithashtu thotë se po punon për të sjellë këtë fillimvit edhe një videoklip të ri.
Ndërkaq, duhet thënë se këngëtarja e re ka qenë jo pak e suksesshme vitin që shkoi.
Për më tepër ajo ka pasur daljen dhe afirmimin e saj në vitin 2008, sidomos me nxjerrjen e këngës me klip “Narcizoid”, ndërsa në fund të 2008-s ajo ka publikuar edhe një tjetër këngë po ashtu me klip, me titull “Vuaj”, që flet për robërimin e një vajze nga dashuria dhe duke e mbajtur të prangosur shkakton vuajtje vrasëse.
Por këngëtarja e re gjithashtu ka nxjerrë këngë të tjera, ndonëse të pafilmuara, si “Gënjeshtar”, “Whisky”, “Gjysma tjetër”, “Dua të më duash”etj.
E së fundmi, e zgjedhur për pamjen, zërin dhe stilin e të veshurit, këngëtarja e bukur Adelina Tahiri është shfaqur papritur në festivalin e fundit të RTSH-së, si shoqëruese e Shpat Kasapit në këngën “Aromë mediterane”, ndonëse nga kjo skenë janë ndarë si mos më keq, pasi kanë qenë më së paku të votuar nga juria.

Këngët e saj janë gjithmonë pikante dhe kjo, më tepër për nga mënyra e performimit. Veç kësaj, këngëtarja gjithmonë mendon për një veshje joshëse dhe me mjaft shije, sa elegante aq edhe seksi. Në klipin e saj më të fundit këngëtarja kosovare Adelina Tahiri, shfaqet tërësisht një femër joshëse, ndërsa të gjithë fansat e saj theksin e vendosin tek një trup me linja perfekte. E duke ditur pikërisht këtë pikë të dobët tek vetja e saj, Adelina nxjerr sa më në pah trupin në klip, duke u shtrirë në çdo pjesë të skenës së xhirimeve, me pantallona shumë të ngushta dhe sandale për të cilat siç mësojmë, ka shpenzuar jo pak para.

Adelina ne vitin 2010 perfundoj shkollen e mesme ne Shkup ku doli dhe Maturante bashk me 3 kenge te reja : "Nuk jam penduar" "Manipulator" dhe dueti me reperin kosovar F-KAY "Magnet"

Alketa Vejsiu - Po s'me puthe ti

alketa vesiu


 

Alketa Vejsiu ka lindur ne Tirane ne 19 janar 1984. Eshte rritur ne nje familje artedashese qe incizonte dhe ridegjonte koncertet klasike te 3 tenoreve ,apo priste me padurim daten 1 janar per te ndjekur koncertin e Vjenes. Spikat edhe ne oborret e pallatit ku shpesh udhehiqte te gjithe femijet , ne organizimet modeste te « pseudo festivaleve te lagjes ». Lind keshtu dhe rritet bashke me te ,nje enderr ;Endrra per te dale ne televizion. Teksa nje dite con vellain e saj te vogel ne emisionin e perrallave ne TVSH,vendos qe te takoje nje gazetare te ciles i thote”Dua te me intervistosh se une do te behem e famshme nje dite”.Ishte vetem ne klase te gjashte atehere kur se bashku me shoqen e klases kishin botuar kopien e pare te gazetes “Vogelushet”-e cila ishte edhe arsyeja pse Alketa kerkonte nje promovim permes televizionit.Me intuiten e mprehte te nje vogelusheje 11 vjecare ,u mundua te krijonte familjaritet me dyert dhe korridoret e RTSH...Aty ku per disa vite rresht do te mbushte pasditet e nxehta te veres,me nje program femijesh. Ne Shqiperi mberrin epoka e shperthimit te radiove private. Asokohe,ne Tirane flitej per nje radio te fuqishme zeri i se ciles degjohej ne cdo ambjent.Nje radio e cila solli nje revolucion ne stilin dhe konceptin e muzikes dhe prezantimit.

Vetem 14 vjec troket ne dyert e Top Albania Radios.Drejtori italian i asaj kohe e degjon ne prezantimin e 10 kengeve,prezantime qe ajo i improvizoi ne cast, pa bere gabime. E shkathet dhe elokuente nuk mund ti shpetonte perzgjedhjes se atij profesionisti i cili mendonte se vajza kishte te ardhme. Per 4 vite shtepia e saj e dyte ishte TOP ALBaNIA RADIO.Nje shkolle ku Alketa mesoi te ishte pa komplekse, e lirshme,komunikuese,miqesore.Atje mesoi “hilete e vogla”te profesionit,ruajtjen e gjendjes kostante shpirterore pa reflektuar lodhjen ,problemet apo mezrzite e vogla te nje dite te zakonshme ne jeten personale.Detyra ishte “Ti japim energji pozitive te gjithe degjuesve”-nje mision i permbushur me shume sukses.Identifikohet si “vajza qe flet sakte dhe shpejt”.

Nje ere tjeter ndryshimesh.Takimi me regjisoren dhe producenten Vera Grabocka,e cila prej disa kohesh kerkonte nje prezantuese femer per serialet e saj me shifren e zemres “12”.Ne diten e pare te takimit Alketa prek nje enderr,e cila u kthye me pas ne 12 endrrat e nje nate vere”,seriali i dansit sportiv europian .Nga nje figure e mistershme radiofonike,njerzit njihen me imazhin televiziv te Alketes.”Zonja e Hekurt” e spektakleve shqiptare e kishte pelqyer qe diten e pare,dhe i hapi portat e suksesit ne nje udhetim veror ku vajza per here te pare shpalos energjine e saj ,ne prezantim,kenge,kercim. Nje afirmim i shpejte gati i pabesueshem per nje vajze shume te re,vetem 17 vjecare. Dyshemeja e arte e fillimit te karrieres ishte nje start i sigurte dhe shume i mbare per Alketen,ishte nje tjeter universitet,diplloma e te cilit do te hapte shume dyer.

Per disa vite ajo behet pjesmarrese aktive ne dia festivale rinore,ku rremben gjithmone cmime,duke plotesuar imazhin e nje figure te kompletuar.Kenga Magjike apo Mikrofoni i Arte,si dhe shume festivale dhe kocertet te tjera rinore, do te ishin nje mbi nje sukseset e saj. Karriera televizive do te pasurohej edhe me tej ne dy bashkepunime te njepasnjeshme me treshen e talentuar “PROMOTOR”,e perbere nga Bledi Laco,Pandi Laco dhe Adrian Hila. Seriali i vitit 2003 ne Tevizionin Klan “Gjeniu i Vogel”,vendosi ne gare femijet e te gjitha trevave shqipetare.Nje program qe synonte zbulimin e talenteve te reja, qe ne origjine.Nje pervoje e vecante televizive ne nje komunikim shume te ngrohte me femijet e vegjel. Nje vit me vone ne vitin 2004 “100 kenget e Shekullit”,nje serial unik qe risolli perlat ne vite te muzikes shiptare,e qe nderoi me cmime dhe trofe emra te paharruar te artit ne vite.

Per disa vite Alketa ka qene pjese e stafit organizativ te perzgjedhjes se Misseve dhe Mister-ave ne garen e Miss dhe Mr Albania.Ndersa ne po te njetin vit,shenohet dalja e pare ne Pallatin e Kongreseve si prezantuese, ne Miss dhe Mr Albania 2004. Viti 2006 do te sillte edhe projektin me te rendesishem te karrieres se saj.Nje realizim nderkombetar i Festivalit te Klipit Europian, « Euro Video Grand Prix ».Nje prezantim ne gjuhen angleze ne 3 ore transmetim europian,ndjekur nga 200 milione shikues. Nje tjeter bashkepunim me te « guximshmen » Grabocka e cila sjell ne Shqiperi ,nje kontinent te tere.Nje vule,ne historine e artit dhe spektaklit shqipetar ne vite. Te shumte kane qene personalitetet e intervistuar prej saj si Michael Douglas,Scorpions(ka prezantuar edhe kocertin e tyre recital ne Tirane),Eliza Dushku,Gianni Morandi,Luca Barbarosa,Coolio,Anna Oxa,Gerardina Trovato,Marco Masini,Lucio Dalla,Luna Pop,kengetarja shqipetare Vace Zela etj. Per mese 1 vit ka qene imazhi publictar i pijes energjike Bullit, Gjate vitit 2006,se bashku me balerinin shqipetar shume te sukseshem ne Itali permes shfaqjeve televizive ne Mediaset,Kledi Kadiu,kane perfaqsuar imazhin zyrtar te Kompanise se Telefonise Celulare AMC.

Perkrah pasioneve te saj lidhur me artin,Alketa ka zgjedhur te profilizoje aftesite e saj ne nje profesion ku gjithashtu gjen me se miri vetveten,ate te manaxheres apo show-biz-woman.Studion ne vitin e katert ne Fakultetin Ekonomik dega Manaxhim-Biznes. Per tre vite ka drejtuar projekte te ndryshme ne Kompanine e Marketingut dhe Komunikimit “On Time Concept Albania”. Aktualisht ajo eshte e impenjuar ne realizmin e klipit te kenges Don’t Surrender incizuar ne Gjermani ne bashkepunim me pop-starin shqipetar te grupit The Preluders,Mirjam Cani.Ky videoklip do te promovoje edhe albumin e pare te hedhur ne treg. Alketa Vejsiu,perben tashme nje emer ne qender te vemendjes se medias, duke vertetuar se deshira teksa kendonte kengen,per tu bere nje Big Big Girl,in a Big Big World…ishte kaq prane realitetit…